E shtunë 19 Pri 2014
  • default style
  • red style
  • blue style
  • Increase font size
  • Default font size
  • Decrease font size
  • Narrow screen resolution
  • Wide screen resolution
  • Wide screen resolution
Bostani Shtyp Email

shalqiBostani - I freskët, i lëngshëm,hidratues i shkelqyer e që nuk mungon kurrë në ditët e nxehta.
Vetitë e tij janë të shumta e sado i ëmbël qoftë, përmban vetëm 30 kilokalori për 100 gr frut.
Pra, është shumë i përshtatshëm për linjat aq shumë të dëshiruara nga të gjithë, përveç ndjenjës së ngopjes që na ofron.
Shumë i pasur me ujë që ofron ushqimin e organizmit me lëngje. Kasafortë kripërash minerale dhe vitamine A, që na ndihmon kundër plakjes dhe C, që mbron lëkurën nga rrezet e diellit.
Ashtu si domatet, ka një përqindje të lartë karotenoidi, që i jep ngjyrën aq të bukur të kuqe. Mbron mushkëritë e duhanpirësve dhe atyre që janë të rrethuar nga smog-u, në qytetet e mëdha. Këshillohet heqja e farave si laksative.

 
Vlerat e Peshkut Shtyp Email

 

peshkkkkPeshqit jane te pasur me Omega 3, ose ndryshe acide yndyrore te pangopura dhe mbrojtese ndaj semundjeve kardiovaskulare. Jane pikerisht keto acide qe ndihmoje te jesh energjik, te shtojne tonalitetin e muskujve dhe te ulin peshen e tepert. Por, ato jane edhe shume delikate dhe shkaterrohen shpejt ne temperatura te larta. Per te ruajtur vlerat e tyre eshte mire te gatuhen ne avull. Yndyrat e peshkut ndihmojne ne uljen e kolesterolit te keq LDL, duke ruajtur njekohesisht kolesterolin e mire HDL. Brenda tij gjenden edhe acidet specifike DHA (acidi dekahekzaenoik), apo EPA (acidi ekozapentanoik) etj.

 
Manaferra Shtyp Email

mannaferraManaferra është e pasur me vitaminat A, C, B1, B2 dhe B6, me thartinë organike, hekur, magnez, fosfor, kalcium, mangan dhe fruktoze.

Është e pasur me celulozë dhe ndihmon në rregullimin e peshës trupore. Përmban saliciline (përbërës aktiv i aspirinës) e cila shfrytëzohet për zbutjen e dhimbjeve, uljen e temperaturës dhe kundër inflamacionit.

 
Nevoja ditore per Proteina Shtyp Email

protterinnatNevojat ditore varen nga pesha : llogaritet 0.8-0.9 gr për 1 kilogram të peshës në ditë, me ndryshime në bazë të rëndësisë së aktivitetit muskulor. Për bodybuilding nevojat janë mesatarisht 1.5-2gr për kilogram,në ditë:

Pesha juaj Proteina gjatë ditës (faktori 1.8g/kg/ditë):

 
Elementët më të rëndësishëm në organizmin e njeriut Shtyp Email

mineralettRoli i tyre në trup dhe ku gjenden këta elementë. Këshillat që duhen ndjekur për të ruajtur efektet e tyre.

Ushqimi i bimëve përfshin elementë kimikë nga përbërja e të cilëve lindin molekula të lëndëve të ndryshme. Nga këta elementë, më të rëndësishmit për organizmin e njeriut janë:
kaliumi, nitrogjeni (azoti), fosfori, kalciumi, magneziumi, hekuri dhe sulfuri, nga të cilët ekzistenca e tre elementëve kalium, nitrogjen dhe fosfor janë mëse të domosdoshme. Në tokë gjenden elemente të tjerë që kanë rëndësi jetike për trupin e bimës. Nga këta elementë, më të rëndësishmit janë: jodi, natriumi, nikeli, bakri, magneziumi dhe siliciumi. Sasia e tyre në tokë gjithmonë është e mjaftueshme, sepse bimët thithin vetëm një pjesë shumë të vogël të tyre. Për t’u habitur është fakti se të gjithë këta elementë në masa të përcaktuara (mikro-mili dhe gramë) ndodhen në trup dhe çrregullimi i sasisë së secilit prej tyre do të sillte moskoordinim midis pjesëve të trupit të njeriut, të cilat mund edhe të dëmtoheshin.

 
Fosfori Shtyp Email

fosforiiElement strukturor i dhembeve, kockave dhe qelizave, fosfori eshte nje element qe perfaqeson me shume se 1 % te peshes se trupit te njeriut. Ai eshte i domosdoshem ne proceset e ndryshme te prodhimit te energjise, stimulon kontraksionet muskulore. Burimet ushqimore jane cerealet, zarzavatet, qumeshti, mishrat, peshku. Mbi 25 vjeç doza e rekomanduar eshte 300 mg ne dite, nga 6 muaj-1 vjeç doza eshte 600 mg/ dite. Nga 1-10 vjeç eshte 800 mg ne dite dhe nga 11-24 vjeç doza eshte 1200 mg ne dite.
Luan nje rol kryesor ne organizmin e njeriut, kryesisht ne procesin e marrjes apo te çlirimit te energjive te organizmit.

 
Steroidet dhe sterolet. Kolesteroli Shtyp Email

steroidet dhe kolesteroliSteroidet janë të shpërndara si në botën bimore dhe atë shtazore, dhe shumë prej tyre kanë aktivitet biologjik të dobishëm, psh, digitoxigenin, një steroid bimor i gjetur në Digitalis purpurea (lulegishti ngjyrë vjollcë), përdoret gjerësisht në mjekësi si një simulant i zemrës, androsteroni dhe estradioli janë përkatësisht hormone seksuale mashkullore dhe femërore , dhe kortizoni është një hormon steroid me veti anti inflamatore.

Kolesteroli është një sterol dhe një lipid i gjetur në membranat e qelizave të gjithë indeve të trupit. Kolesteroli shërben si një substancë e ndërmjetme në biosintezën e të gjitha steroideve të trupit, prandaj ai është i domosdoshëm në jetë.

 
Vitamina P Shtyp Email

vitaminna pVitamina PP ose niacina është e përhapur mbi të gjitha mbi indet shtazore (mish dhe peshk), por gjendet edhe ne botën bimore (leguminozet dhe frutat). Është një vitaminë e qëndrueshme ndaj dritës dhe nxehtësisë, nga pikëpamja kimike i korrespondon acidit nikotinik, po shfaq funksionin e tij vitaminik mbi të gjitha në gjendjen e amidit.
Nikotinamidi është një përbërës i koenzimës së dehidrogjenazave piridinike në gjirin e të cilave kryen një rol përcaktues në proceset e oksido-reduktimit (dehidrogjenazat piridine dipendente)
Niacina është një faktor vitaminik kundër pellagres, një sëmundje që manifestohet me dermatite dhe diare, nevoja e përditshme është 15 mg.

 
Vitamina K Shtyp Email

vitamiNNna kVitamina K ose α-filokinoni është shumë e përhapur në natyrë, veçanërisht tek bimët (soja, tërshëra, jonxha, etj) dhe tek bakteret.
Nga pikëpamja strukturore emërtohet 2- metil-3-fitol -1, 4-naftokinon; ekzistojnë edhe rrjedhës të tjerë të Zmetilnaftokinonit, që zotërojnë veprimtari vitaminike, prandaj ekzistojnë disa vitamina K të treguara me numrin progresiv duke filluar nga K1, e më tej. Përveç K 1 forme e vitaminës K shumë e njohur dhe akoma më aktive është K2; kjo paraqet një varg anësor të gjatësisë së ndryshueshme sipas prejardhjes (n është e ndryshueshme nga 6 deri ne 10).

 
Vitamina H Shtyp Email

vitamina hVitamina H ose biotina, është e pranishme si në indet bimore (patate, oriz), ashtu edhe në ato me origjinë shtazore (e verdha e vezës, mëlçia, veshkat, truri). Nga pikëpamja strukturore, është një përbërje e paqëndrueshme ndaj temperaturës, e formuar nga asosacioni i një unaze imidazolike me një unazë tiofenike, së cilës i ngjitet anash vargu i acidit valerianik.

Biotina kryen funksione të rëndësishme, si koenzimë shumë karboksilazave,ku luan rolin e transportuesit të anhidritit karbonik. Nevoja për këtë vitaminë për njeriun, supozohet të jetë rreth 15 mg në ditë.

 
<< Fillimi < Kthehu Pas 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Tjetri > Fundi >>

Faqa 5 nga 26

Foto Te Ndryshme