E shtunë 30 Gus 2014
  • default style
  • red style
  • blue style
  • Increase font size
  • Default font size
  • Decrease font size
  • Narrow screen resolution
  • Wide screen resolution
  • Wide screen resolution
Farat e lirit Shtyp Email

 Farat e liritFarat e lirit janë burim i shkëlqyer i fibrave, të cilat përveç që zgjasin ndjenjën e ngopjes, po ashtu ulin nivelin e kolesterolit dhe përshpejtojnë tretjen. Shkencëtarët tashmë e dinë që farat e lirit janë të shkëlqyeshme për shëndet, ndërsa ekipi i ri hulumtues nga Universiteti Harvard tregon që farat e lirit përshpejtojnë dobësimin. Shkencëtarët kanë konstatuar që acidet yndyrore poli-të-pangopura, të cilat gjenden në farat e lirit, mundësinë e dobësimit e rrisin për madje 37 për qind.

Në farat dhe vajin e lirit do të gjeni materiet e ndryshme ushqyese dhe shëruese, ndërsa më të rëndësishmet janë acidet yndyrore omega-3, fibrat dhe lignina.Acidet yndyrore omega-3 janë të pangopura dhe për dallim nga acidet e ngopura yndyrore, ato do të përmirësojnë shëndetin tuaj dhe do të rrisin mundësinë tuaj për t’u dobësuar. Farat e lirit përmbajnë fitonutrientin, e njohur si lignina dhe atë në masë më të madhe se të gjitha ushqimet tjera. Lignina është bërë subjekt i shumë hulumtimeve për shkak të veçorive të veta shëruese, për të cilat besohet që janë antikancerogjene. Farat dhe vajin e lirit mund ta konsumoni në mënyra të ndryshme, për shembull i shtoni në sallatë ose corn-flakes. Shmangni përpunimin termik të farave të lirit ose vajit të lirit sepse në këtë mënyrë veçoritë shërues e shkatërrohen në masë të madhe.

 

Shto një koment


Security code
Rifresko

Foto Te Ndryshme