E premte 24 Tet 2014
  • default style
  • red style
  • blue style
  • Increase font size
  • Default font size
  • Decrease font size
  • Narrow screen resolution
  • Wide screen resolution
  • Wide screen resolution
Dritherat Shtyp Email

ddrithera1Një faktor i rëndësishëm për të pasur shëndet të mirë është të hash gjërat e duhura në masën e duhur. E ndër ushqimet që nuk duhet të shmangim asnjëherë janë edhe drithërat. Llojet kryesore janë gruri, misri, thekra, elbi të cilat mund të konsumohen në forma të ndryshme.
“Si rregull, drithërat janë një klasë shumë e rëndësishme e llojit të ushqimeve, mbase klasa më e rëndësishme në piramidën ushqimore. Ato janë të domosdoshëm për të siguruar energji dhe për të realizuar proceset jetësore brenda organizimit tonë. Për këtë arsye, janë të përhapura në mbarë botën dhe është pothuajse e paimagjinueshme të mendohet një vaft pa të paktën një produkt drithi”.
Sipas mjekëve e mira e parë që ne marrim nga konsumimi i drithrave është energjia. Kjo energji vjen kryesisht nga përmbajtja e karbohidrateve, sheqernave, proteinave dhe yndyrnave që gjenden tek drithërat. Por, ato janë të domosdoshëm edhe për shkak se mbartin disa mikroorganizma të domosdoshëm për trupin tonë.
“Fibrat e ndodhura në drithëra janë ato që bëjnë diferencën me klasat e tjera ushqimore, pasi janë të domosdoshme për tretjen e ushqimeve, duke ndikuar në një shëndet më të mirë jo vetëm të traktit tretësor, por i të gjithë organizmit në tërësi”, deklaroi mjeku.
Përveç këtyre të mirave që na vijnë nga ushqimet me bazë drithin, sipas mjekëve një arsye tjetër është për t’i konsumuar është se ulin rrezikun e disa sëmundjeve. Sipas specialistit, “ata që hanë shumë fibra janë më pak obezë, më pak të shëndoshë dhe vuajnë më pak nga zemra, diabeti dhe obezeti. Studimet e fundit tregojnë se preken edhe më rrallë nga tumoret e ndryshme, sidomos nga ai i zorrës së trashë”. Drithërat duhen konsumuar edhe për shkak të kriprave minerale që kanë. Ushqimet që vijnë nga drithrat mbartin shumë vitamina, sidomos ato të grupit D, vitamina këto që mund të luftojnë edhe sëmundje si diabeti apo skleroza.
Por, shumicën e vlerave ushimore drithrat i përmbajnë në formën e tyre integrale ose të papërpunuara.
“Ka persona që kanë vullnet të fortë me dietat, por ato me shumë drithëra nuk janë të këshillueshme, pasi mërzitesh duke ngrënë vetëm drithëra dhe kur mbaron dietën, ka shumë gjasa që ato kilogramë të rikuperohen menjëherë, pasi ndryshon mënyra se si ushqehesh. Është e këshillueshme që dietat të jenë të balancuara, midis drithërave dhe produkteve të tjera ushqimore”.

 

Komente 

 
+2 #1 VANESa 2014-02-25 18:44
:D
Cito
 

Shto një koment


Security code
Rifresko

Foto Te Ndryshme