E enjte 23 Tet 2014
  • default style
  • red style
  • blue style
  • Increase font size
  • Default font size
  • Decrease font size
  • Narrow screen resolution
  • Wide screen resolution
  • Wide screen resolution
VITAMINA A (RETINOLI ) Shtyp Email

vitamina aËshtë një vitaminë esenciale që tretet në yndyrë.
Në bimë gjendet në formë të beta-karotinës, e cila në organizëm shndërrohet në vitaminë A.
Beta –karotina quhet dhe provitaminë A.
Retinoli gjendet në prodhimet e qumështit, në të verdhën e vezës dhe në vajin e mëlçisë së peshkut.

Shenjat e mungesës së vitaminës A janë mungesa e apetitit, lëkura e tharë, pamja e dobësuar në errësirë dhe te fëmijët paraqet çrregullime në zhvillim.
Femrat shtatzëna nuk duhet ta teprojnë me marrjen e saj.
Atyre iu rekomandohet të marrin 3 mg vitaminë A brenda ditës që të sigurohen për zhvillimin normal pamor të fëmijës.
Vitamina A quhet ndryshe vitamina e rritjes apo edhe e bukurisë.
Retinoli u zbulua në vitin 1909.
Roger P. Karrer arriti të bëj në 1931 prodhimin e pastër të tij nga vaj i mëlçisë së peshkut.
Ajo rrit rezistencën ndaj infeksioneve. 
Mungesa e saj shkakton sëmundje ngjitëse, sëmundje të syve, të lëkurës, të dobësimit të përgjithshëm, si dhe ulje të dëgjimit.
 

Pamjaftueshmëria e saj shkakton puçrra, flokë të thatë e thonj të çarë.
Burimi më i mirë i vitaminës A janë karotat e gjalla.
Ajo gjendet te domatja, patatet, spinaqi, brokoli, sallata jeshile, qepë të njoma, spinaq, qershi, kajsi etj.
Gjendet te gjalpi, te verdha e vezëve, qumështi, margarina dhe vaji i peshkut, speci, kungulli , etj.
Vitamina A është e rëndësishme për sytë.
Nga mungesa e saj kemi çrregullime të pamjes sidomos në orët e natës.
Një mungesë e lehtë dobëson shikimin.
 

Një simptomë më e zakonshme e vitaminës A është verbim i natës dhe lodhja e shpeshtë e syve e shpeshtë e syve .
Ata që punojnë në dritë të dobët ose që lexojnë apo qepin për një kohë të gjatë kanë nevojë për më shumë vitaminë A, sepse mund të kenë dobësim të shikimit.
Vitamina A ndihmon në mirëmbajtjen e shëndetit të membranave të mukozës në rrugët e frymëmarrjes dhe pjesë të tjera të trupit dhe shmang infeksionet e mundshme në këto zona.
Vitamina A është e domosdoshme për lëkurë dhe flokë të shëndetshëm.

Vetëm 15 gr gjalpë, një vezë dhe një copë djathë sjellin 1/2 e masës së rekomanduar ditore.
Vitamina A ndihmon në pastrimin e akneve.
Janë bërë studime që një kurë me vitaminë A ka kuruar aknet ose ka parandaluar aknet e reja.

 

Shto një koment


Security code
Rifresko

Foto Te Ndryshme