E shtunë 25 Tet 2014
  • default style
  • red style
  • blue style
  • Increase font size
  • Default font size
  • Decrease font size
  • Narrow screen resolution
  • Wide screen resolution
  • Wide screen resolution
A duhet ta lë kefeinën gjatë kohës së shtatzanisë? Shtyp Email

kafeina gjate shtatzaniseStudimet kanë treguar se lënia dhe fillimi i kafeinës herë pas here gjatë shtatzanisë nuk është një ide e mire. Në se pini një kafe të lehtë nuk përmban problem. Kafeina gjëndet në kafe, në çaj, në pijet energjike, në pijet e buta, në akulloren me çokollatë, koka kola dhe kafe.

Kafeina shpesh gjëndet edhe në prodhime bimore (herbale), madje edhe në ilaçet që blihen pa recetë. Kafeina depërton në placentë dhe hyn në qarkullimin fetal (të fetusit), por ende nuk është plotësisht e qartë se deri në çfarë mase kafeina ndikon tek fetusi.

Studimet e fundit kanë treguar se gratë që pinë dy, madje edhe 3 kafe në ditë nuk i vënë në rrezik fëmijët e tyre. Megjithëatë, shkalla e humbjes së fëmijës gjatë shtatzanisë rritet më shumë kur grate pijnë 5 deri në 6 filxhanë kafe në ditë. Një studim i botuar në revistën Amerikane të Doktorëve Obstetrikë dhe Gjinekologë, tregon se nënat e ardhshme, të cilat kanë konsumuar 200 ose më shumë milligram (mg) kafeinë në ditë rrezikun e humbjes së fëmijës gjatë shtatzanisë e kanë dy here më tepër krahasuar me ato që nuk kanë marrë fare kafeinë.
 
 
Një studim në Danimarkë tregon se rreziku i vdekjes të embrionit dyfishohet tek gratë që pijnë shumë kafe në ditë (8 ose më shumë kafe) krahasuar me grate që nuk pine kafe. Jo të gjitha studimet tregojnë se ka lidhje midis konsumimit të kafeinës dhe shkallës së lartë të humbjes së fëmijëve gjatë shtatzanisë. Megjithatë, është e kuptueshme që ia vlen të marrim masa paraprake, ose duke e shmangur kafeinën plotësisht, kur je shtatzënë ose kufizoje veten me dy kafe në ditë.
 

Duhen marrë në konsideratë edhe disa arsye të tjera për të lënë plotësisht ose për të reduktuar gjatë shtatzanisë konsumimin e disa pijeve apo ushqimeve, që kanë në përbërjen e tyre kafeinë. Së pari, kafeina ka një efekt diuretic që nxjerr jashtë organizmit ujin dhe kalciumin, (që janë të dyja vitale, shumë të rëndësishme për shëndetin dhe fetusin). Në se keni problem me urinimin e shpeshtë, ka shumë mundësi që e shkakton edhe konsumimi i lartë i kafeinës.
Së dyti, kafja dhe çaji, veçanërisht kur merren me krem dhe sheqer, janë plotësuese, të mbushin barkun, por nuk janë ushqyese, dhe mund të të prishin oreksin dhe nuk mund të hash ushqime të
shëndetshme që janë shumë të nevojshme e të domosdoshme për trupin tuaj. Koka kolat, dhe pije të tjera me gaz dhe kafeinë, të mbushin barkun, por ka shumë mundësi të përmbajnë kimikate të
diskutueshme, dhe plus kësaj përmbajnë edhe sasi të mëdha sheqeri të panevojshëm apo pse jo edhe ëmbëlsues të tjerë artificialë.
 

Së treti, kafeina mund të të prishë humorin gjatë shtatzanisë, mund të kesh ulje dhe ngritje të humorit, si edhe mund t’ju pengojë nga një gjumë i rehatshëm apo një pushim, veçanërisht në se e pini atë mbasdite.
Së fundmi, kafeina mund të ndërhyjë në absorbimin e hekurit që ju nevojitet si grave shtatzëna edhe fëmijëve të tyre. Kjo gjë është shumë e rëndësishme, sepse shumë gra shtatzëna pothuajse kanë mungesë hekuri. Në se do të pini kafe ose çaj, pijeni atë ndërmjet vakteve të ushqimit, në këtë mënyrë do të ketë më pak efekt në absorbimin/thithjen e hekurit.
 

Si ta lësh zakonin e pirjes së kafes apo marrjes së kafeinës:
Juve ju duhet të përcaktoni pse e keni filluar këtë zakon, dhe cilat pije mund t’i zëvëndësoni më lehtë dhe ta kënaqni këtë nevojë tuajën. Në se është shija e kafes apo çajit, nëse është qetësia që të jep një pije e ngrohtë, që të tërheq, atëhere kaloni tek pijet e dekafeinuara dhe i zëvëndësoni ato, por mos rrezikoni të hiqni qumështin, lëngun e portokallit, apo pije të tjera ushqyese. Pijet pa kafeinë mund të përmbajnë pak kafeinë por zakonisht në sasi të vogla.
Nëse ju pini koka-kola për shijen që ka, ju herë mbas here mund ta zëvëndësoni atë me pije të buta pa kafeinë, por pijet e buta nuk kanë vend në dietën e grave shtatzëna. Në vend të tyre përdorni lloje të ndryshme uji me gaz me aroma të ndryshme si edhe lëngje frutash pa sheqer si p.sh. lëng portokalli, lëng molle, lëng luleshtrydhesh, qershije, manaferre, mango, papaja, etj. Në se doni që të freskoheni dhe keni shumë etje, pini leng frutash të përzjerë me ujë të zakonshëm apo me gaz; lëngu frutave I përzjerë me ujë me gaz e shuajnë më mirë etjen se sa koka-kola.
 

Në se ju mendoni se kafja ju zgjon në mëngjes, provoni të bëni ushtrime apo të hani ushqim të mirë, gjendja e juaj e mirë do të zgjasë më shumë, veçanërisht po të merrni proteina dhe karbohidrate, ose po të kërceni, notoni ose edhe po të bëni dashuri do të ndjeheni më mirë. Padyshim, ju do të ndjeheni debul ose përgjumë sh mbas disa ditësh në se ju nuk do të merrni më kafeinë, por shpejt do të ndjeheni mire. Natyrisht, ju ende do të provoni një lodhje normale në fillimet e shtatzanisë.
 

Minimizimi i simptomave që provon kur lë kafeinën.
Kafeina të bëhet obsesion, ves, dhe ata që pijnë shumë kafe turke, provojnë simptoma të forta të lënies së kafesë, duke përfshirë këtu dhimbje koke, acarim, lodhje dhe përgjumje (letargji). Prandaj duhet që heqjen e kafeinës ta bëni gradualisht. Filloni ta ulni dozën, pini vetëm dy kafe në ditë, pas ushqimit për të minimizuar efektet e kafeinës në sistemin tuaj, për disa ditë me rradhë. Sapo të jeni mësuar me dy kafe në ditë, gradualisht mundohuni të pini gjysëm filxhani kafe dy herë në ditë deri sa nevoja për kafeinë të zvogëlohet fare, dhe trupi nuk do t’ju kërkojë më kafeinë. Një mënyrë tjetër është që herë pas here pini një kafe që i është hequr gjysma e kafeinës, gradualisht duke ulur porcioni e kafeinës dhe duke shtuar porcioni e dekafeinës, deri sa filxhani juaj të jetë realisht i mbushur pa kafeinë.
 

Në se juve ju mungon shija e kafes së zakonshme, vazhdoni ta kënaqni veten me kafe të dekafeinuar të një cilësie të mire. Madje edhe ata që janë të dhënë mbas kafe ekspres, mund të pëlqejnë me kafe ekspres pa kafeinë, të cilat e kanë erën/aromën njësoj si kafet me kafeinë.
 

Heqja dorë nga kafja me kafeinë do të jetë më e lehtë në se provoni sugjerimet që vijojnë:
Mbajeni lart sheqerin në gjak, dhe për pasojë edhe niveli i energjisë do të jetë i lartë. Hani shpesh ushqim nga pak, por që të jetë i pasur në proteina dhe karbohidrate. Kujdesu që mos harrosh t’i marrësh vitaminat e shtatzanisë.
Bëni çdo ditë nga pak ushtrime të përshtatshme për shtatzaninë, mundësisht edhe jashtë në natyrë në se është e mundur.
Kujdesu që të bësh gjumë të mjaftueshëm, i cili ka shumë mundësi të jetë më mire pa kafeinë.
 

Shto një koment


Security code
Rifresko

Foto Te Ndryshme