Helmimi nga mërkuri, simptomat dhe kura natyrale

Helmimi nga Mërkuri vjen si rezultat i ekspozimit nga mërkuri, një metal i rëndë që është jashtëzakonisht toksik ndaj shëndetit tonë. Shumë studime kanë treguar që ekspozimi i lartë ndaj ndryshimeve të mëkurit, helmon sistemin qendror nervor që mund të sjellë irritim, lodhje, ndryshime në sjellje, dhimbje koke, humbje dëgjimi, halucinacione dhe madje vdekje. Ekspozimi ndaj mërkurit mund të ndikojë dhe negativisht në sistemin kardiovaskular, duke shkaktuar presionin e lartë e gjakut në njerëz dhe kafshë. Eshtë ideale që të kemi 0 mërkur në trupin tonë. Por në fakt në sajë të dietave, ekspozimeve mjedisore, të paktën cdo person në botë ka gjurmë të mërkurit në trup. Helmimi nga mërkuri nuk është një problem shëndetsor që ndodh gjatë një nate. Do kohë që niveli i mërkurit të rritet në gjak. Natyralisht mërkuri ngadalë lë trupin nëpërmjet urinës, feceve dhe qumështit të gjirit. Nëse konsumoni peshk të pasur në mërkur, do ju duhet së paku një vit që niveli i mërkurit të bjerë dhe pasi keni ndaluar të hani peshkun e pasur në mërkur. Kjo mund t’ju tingëllojë qesharake por duhet ta kini parasysh kur konsumoni ushqime të pasura në mërkur. 95{c3af6db50394bb7815632c8d21ba9fc2ee35f52c96ccebb30af15a704597ef6f} e mërkurit mund të absorbohet në gjak dhe të udhëtojë drejt qelizave, indeve dhe organeve ku mund të qëndrojë për vite dhe të shkaktojë një sërë simptomash. Megjithëse nuk ka asnjë mënyrë të shmangni mërkurin përsa kohë jetoni në planetin Tokë, janë një sërë mënyrash ta reduktoni natyralisht. Mërkuri nuk ka asnjë benefit në trupin tonë kështu që duhet të përpiqemi ta shmangim sa më shumë. Simptomat kronike të mërkurit në fazë elementare përfshijnë:
?? Shije metalike në gojë
?? Tē vjella
?? Vështirësi në frymëmarrje
?? Kollë e tmerrshme
?? Dëmtimi afatgjatë i truri ka shumë gjasa të ndodhë.
Mërkuri i depozituar për një kohë të gjatë me shumë gjasa shkakton simptoma si:
?? Dhimbje në pjesë të caktuara të lëkurës
?? Dridhje të pakontrolluara
?? Paaftësi për të ecur mirë
?? Verbim
?? Probleme me memorien
?? Vdekje
Kur vjen puna te nivelet e larta të mërkurit, gratë shtatzëna duhet të jenë vërtet të kujdeshsme. Gratë shtatëzëna që konsumojnë peshk të pasur me mërkur, dëmtojnë fetusin.
Mënyra për t’u kuruar në mënyrë natyrale dhe për të shmangur helmimin nga mërkuri
? Reduktoni ekspozimin Nëse e dini që keni nivele të larta të mërkurit, ju duhet të ndaloni ekspozimin ndaj mërkurit menjëherë. Nëse burimi kryesor i mërkurit në jetën e përditshme është konsumimi i peshkut, atëherë ndaloni menjëherë dhe kërkoni për burime të tjera të shëndetshme që mund t’i konsumoni. Kur vjen puna te mërkuri i gjetur në peshk, FDA dhe EPA këshillojnë gratë shtatzëna ose po që tentojnë të mbeten shtatzënë ose fëmijë që të mos e konsumojnë peshkun e pasur në mërkur.
? Eliminoni konsumimin e peshkut ton Sallata me peshk ton është një drekë e thjeshtë dhe e shpejtë kaq e dashur për të gjithë. Fatkeqësisht, peshku ton është një burimet më të zakonshme të mërkurit. Nëse ju pëlqeni të hani peshk ton, reduktoni sasinë e mërkurit duke zgjedhur alternativa të tjera. Fëmijët supozohet ta shmangin plotësisht dhe gratë që po planifikojnë të mbesin shtatëzënë duhet të hanë një sasi të caktuar në javë. Në përgjithësi, mundohuni të hani më shumë peshq të vegjël që konsiderohen të jenë me sasi të ulët mërkuri. Kërkoni dhe alternative si salmon, sardelet etj që promovojnë vlera të shëndetshme të acideve me omega 3.
? Detox Për të ndihmuar që trupi juaj të heqë qafe mërkurin, mund të ndiqni rekomandimet për një detox të metaleve të rënda. Ju duhet të rrisni sasinë e vitaminës C që konsumoni, perime jeshile dhe koriandër. Koriandra në fakt është një nga barnat më të mira kur vjen pun te detox-i i metaleve të rënda.
? Terapia “Chelation “ Kjo terapi është një tjetër opsion kur vjen puna te detoksi i metaleve të rënda. E zhvilluar për herë të parë dhe përdorur në 1950 për trajtimin e helmimit nga metalet e rënda. Kjo terapi përdor (EDTA) që tashmë eliminon metalet e rënda, duke përfshirë mërkurin, hekurin, arsenikun dhe aluminin. Terapia përfshin një përbërje kimike të quajtur EDTA, e cila administrohet në trup zakonisht injektuar drejtpërdrejtë në qarkullimin e gjakut kështu që mund të lidhet me mineralet e tepërta. Pasi të jetë i lidhur me toksinat në trup, EDTA ndihmon në detoximin e trupit nga metalet e rënda duke i hequr ato para se mosbalancimet dhe sëmundjet të kenë mundësinë të zhvillohen.
? Mbajini gjërat në lëvizje Eshtë esenciale për detoxin e metaleve të rënda që ju të keni një lëvizje të rregullt cdo ditë. Eshtë e rëndësishme pasi nuk ri-absorbohet mërkuri që trupi juaj po mundohet të heqë qafe. Duke ngrënë një dietë të pasur me fibra, të pini sa më shumë dhe duke u ushtruar rregullisht, ju mund të shmangni kapsllëkun dhe të mbani proçesin e detoksit në rrugën e duhur.