DIETA PËR MIGRENËN

Me ushqime shmang ilaçet Dhimbja e fortë e kokës e përqëndruar kryesisht në njërën anë të kokës njihet si Migrenë. Kjo dhimbje tek personat që vuajnë nga kjo sëmundje mund të zgjasë rreth 3-4 ditë për rreth 4 orë. Statistikat tregojnë se 1 person ne 10 vuajnë migrena, Shpesh simptomat e vmigrenës mund të ngatërrohen me ato të sinuzitit apo me dhimbjen e zakonshme të kokës. Faktorët dominantë në shfaqjen e migrenës janë :stresi, mënyra e të ushqyerit dhe hormonet.. Ushqime të caktuara mund të lehtësojnë, madje edhe të parandalojnë migrenën .Nëse dietën tuaj të përditshme e pasuroni me disa ushqime qetësuese që janë të pasura me elemente frenuese të dhimbjes së kokës ne do të përmirësonim shumë mirë dhimbjet e shkaktuara nga migrena. shumë.
Migrena prek më shumë femrat, sepse luhatjet hormonale (estrogjeni dhe progresteroni) pësojnë luhatje më shumë përgjatë ciklit menstrual. Migrena menstruale është e lidhur me tërheqjen e estradiolit më tepër se të progresteronit. Ataket ndalojnë gjatë gravidancës në 70 – 80{c3af6db50394bb7815632c8d21ba9fc2ee35f52c96ccebb30af15a704597ef6f} të grave dhe në të tjerat ato vazhdojnë ta ulin frekuencën. Ataket migrenoze ose simptomat neurolgjike shoqëruese për herë të parë shumë rrallë ndodhin gjatë gravidancës, zakonisht në tremujorin e parë. Megjithatë migrena e ul severitetin dhe frekuencën me kalimin e viteve. Ajo mund të përkeqësohet në disa gra në post menopausë dhe terapia me estrogjene mund edhe të rrisë ose paradoksalisht të ulë incidencën e dhembjes së kokës. Përdorimi i kontraceptivëve është shoqëruar me rritjen e severitetit dhe frekuencës së migrenës dhe në raste të rralla ka çuar në defiçit permanent neurolgjik.
– Sasitë e reduktuara të ushqimit, dietat ekstreme dhe mungesa e gjumit kanë ndikim në rritjen e simptomave të migrenës– Njerëzit qe vuajne nga migrena duhet te kene një regjim te rregullt ushqimor dhe te bëjnë një gjumë të qetë rreth 6-8 orë. Sasia e reduktura e sheqerit ne gjak si pasoje e shmangies se vakteve mund te aktivizoje migrenen. Gjithashtu konsumimi i nje sasie te madhe sheqeri shkakton nje kulm dhe me pas nje renie te sheqerit. Pini shume uje gjate dites per te evituar dehidratimin.
– Frutat, perimet dhe bimët bishtajore
Frutat, perimet dhe bimët bishtajore përmbajnë estrogjene bimore te cilat pakësojnë efektet negative te estrogjeneve natyrale te prodhuara nga trupi. Kjo mund te ndihmoje femrat, që gjatê ciklit menstrual vuajnë nga migrena. Fibrat qe përmbajnë frutat, perimet apo bimët bishtajore ndihmojnë trupin te rrisë vlerat e estrogjenit dhe te përmirësojë qarkullimin e gjakut. Këto ushqimeve përmbajnë pak yndyrë ( faktor ky që rrit simptomat e migrenës). Këshillohet që në ditë të kemi një konsum prej 7 -8 lloje të ndryshme frutash, perimesh apo bishtajore. – Patatet e pjekura dhe bananet
“Nëse konsumoni alkol në darkë Ju do të jeni të dehidratuar pasi alkoli është diuretik. Alkoli së bashku me dehidratimin shkakton edhe humbjen e elektroliteve si kaliumi . Ushqimet e pasura me kalium mund të ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjes së kokës të shkaktuar nga ushqimet e ndenjura. Në patate e pjekur (me lëkurë) është një nga burimet më të rëndësishme të kaliumit, sepse përmban 721 mg, kundrejt një banane që përmban deri 467 mg kalium.
– Shalqi, pjepër, ananas
Dehidratimi është një shkaktar i madh i dhimbjes së kokës dhe për këtë merrni në konsideratë që të shtoni në dietën tuaj ushqimet e pasura me ujë, si shalqiri, pjepri , ananasi. Uji natyral që kanë frutat dhe perimet përmban minerale si magnezi, i cili ka një rol shumë të rëndësishëm në parandalimin e dhimbjes së kokës. Ushqime të tjera me përmbajtje të lartë uji janë: manaferrat, kastraveci, pjepri, bullguri, domatet dhe sallata jeshile.
Xhenxhefili
Xhenxhefili përmban disa përbërës me veti qetësuese. Kjo erzë lufton kundër migrenës duke bllokuar substancat inflamatore. Ajo nuk heq dhimbjen, por shmang te vjellat qe shpesh shoqërojnë migrenën.
Provoni një përzierje shumë efikase për qetësimin ndaj dhimbjeve të migrenës: kombinoni 2 copa shalqi me fara, 1 filxhan me akull të thërrmuar, gjysmë filxhani kos, gjysmë luge me rigon, mjaltë dhe xhenxhefil . Përziejeni dhe shijojeni (xhenxhefili mund të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjes së kokës dhe simptomave të të vjellave”.
– Drithërat
Sa më pak karbohidrate të konsumoni, aq më shumë rrezikoheni nga dhimbjet e kokës. Kur ndiqni një dietë me pak karbohidrate, në trupin tuaj fillojnë të zbrazen rezervat e glikogjenit, të cilat janë burimi kryesor i energjisë në tru . Dieta e varfër me karbohidrate shkakton humbje të lëngjeve të trupit si rrjedhojë, dehidratimi sjell reduktimin e energjive në tru dhe dietat me pak karbohidrate mund të çojnë në shfaqjen e dhimbjeve të kokës. Njerëzit duhet të konsiderojnë marrjen e karbohidrateve të shëndetshme, të tilla si ato që gjenden në kokrrat e grurit, në bullgur, fruta dhe kos. Një dietë e shëndetshme me karbohidrate përmirëson organizmin , dhe ndihmon trupin në çlirimin e serotoninës, hormonit që ju bën të ndiheni mirë.
– Bajamet, avokadot, orizi, farat e lulediellit
Ato kanë përmbajtje të lartë magnezi dhe mund të ndihmojnë në mbrojtjen e shëndetit tuaj nga dhimbjet e kokës duke shtendosur enët e gjakut. Personat që vuajnë nga migrena mund të përjetojnë lehtësime duke ndjekur një dietë të pasur me magnez. Për të rritur konsumin tuaj me magnez, provoni të konsumoni ushqime të pasura të tilla si banane, kajsi të thata, avokado, bajame, oriz ngjyrë kafe, bishtajore dhe lulediellit.
– Farat e susamit
Përdorni në sallatërat, supërat, tërshërën tuaj një sasi të vogël të farave të susamit pasi këto fara të vogla janë tepër ushqyese. Ato janë të pasura me vitaminë E, që mund të ndihmojë për të stabilizuar nivelet e estrogjenit dhe parandalimit të migrenës. Susami gjithashtu përmirëson qarkullimin e gjakut, i cili ndihmon parandalimin e dhimbjes së kokës. Farat e tij janë të pasura me magnez, i cili parandalon dhimbjen e kokës.
– Salca pikante
Pavarësisht nga lloji i dhimbjes së kokës, ushqimet pikante mund të jenë të dobishme. Nëse ju dhemb koka për shkak të ngjeshjes së sinuseve, ushqimet pikante mund të ndihmojë për të hapur rrugët e frymëmarrjes, ndihmojnë për të ulur presionin e gjakut dhe largojnë dhimbjet kronike të kokës.
Kos, bulmeti
Kur ju keni dhimbje të tëmthave, trupi mund të ketë nevojë për kalcium. Që truri të funksionojë me efikasitet duhet të konsumoni një sasi të mjaftueshme kalciumi. Konsumoni ushqime të pasura me këtë përbërës, si p.sh. kos të thjeshtë pa sheqerna, i cili është një burim i madh i kalciumit, qumësht pa yndyrë, djath.
– Përdorni spinaq
Spinaqi mund të shërbejë edhe për të qetësuar dhimbjet e kokës. Ai ndihmon në uljen e presionit të gjakut, parandalimin e atakeve kardiake dhe mund të ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve të kokës . Përdorni spinaq në vend të maruleve për parandalimin e dhimbjeve të kokës. Përzieni 2 filxhanë me gjethe spinaqi, ¾ e një gote me kubikë shalqiri, gjysmë filxhani me kajsi të thata dhe 2 filxhanë me arra ose bajame të copëtuara, bashkë me rigon.
– Kafeja
Kafeja njihet si frenues për dhimbjen e kokës, por a e jep efektin që pretendohet? Po, por jo aq sa mund të mendohet. Kur konsumojmë alkol, ne kemi zgjerim të enëve të gjakut dhe dhimbje koke irrituese. Kafeina që gjendet në kokrrat e kafesë ndihmon në lehtësimin e dhimbjes së kokës, dhe në zvogëlimin e enëve të gjakut. Por, duhet bërë edhe kujdes pasi kafeja e tepërt mund t’i përkeqësojë gjërat. Kafeina është një diuretik, i cili mund të rrisë dehidratimin dhe të rëndojë më shumë dhimbjen e kokës. Një filxhan kafeje mund të jetë i dobishëm për uljen e dhimbjes, por pirja e kafesë gjatë gjithë ditës nuk është zgjidhja më e mirë për shërimin.
Ushqimet që nxisin migrenën
Disa ushqime konsiderohen si faktorë potencial të përkeqësimit të migrenës. Kafeina, ëmbelsuesit artificialë (aspartame, zaharine), agrumet, ushqimet që përmbajnë tyramine (djathrat e stazhionuara). Studimet epidemiologjike kanë dështuar në vlerësimin e saktë të rolit të këtyre elementëve shpërthyes dhe ende nuk ka një dietë të saktë që mund të ndihmojë në lehtësimin e migrenës, por pacientë të cilët identifikojnë ushqime apo zakone specifike që shpërthejnë krizat e migrenes i sugjerohet t’i eleminojnë ato.
MSC Anila Kalleshi – Dietologe klinike/ Nutricioniste