Dhjamosja, faktor rrisku për shfaqjen e gjëndjeve patologjike

Shkeputur nga “Si te dobesohemi” Anila Kalleshi
· Diabeti i sheqerit tipi II : 80 {c3af6db50394bb7815632c8d21ba9fc2ee35f52c96ccebb30af15a704597ef6f} e të sëmurëve që janë të prekur nga diabeti II janë obezë .
· Hiperlipidemia : tek obezitët kemi rritje të triglicerideve , ulje e lipoproteinës , rritje e dëndësisë së HDL .
· Sëmundjet kardio-vaskulare : shumë studime epidiemiologjike lidhin dhjamosjen me sëmundjet dhe vdekshmërinë nga sëmundjet nervore apo vaskulare . Përveç dëmtimit të arterieve koronare në 50 {c3af6db50394bb7815632c8d21ba9fc2ee35f52c96ccebb30af15a704597ef6f} të njerëzve ku pesha ideale rritet, në 50 {c3af6db50394bb7815632c8d21ba9fc2ee35f52c96ccebb30af15a704597ef6f} vihen re çregullime dhe hipertrofi të barkushes së majtë , pavarësisht nga shfaqja e hipertensionit , e cila shpesh përfundon me pamjaftushmëri kardiake .Vdekja e papritur është e shpeshtë në personat e dhjamosur , si rezultat i aritmive kardiake .
· Hipertensioni : shumë studime tregojnë lidhjen midis peshës së trupit dhe hipertensionit. Shpeshtësia e hipertensionit është 2 – 5 herë më e madhe tek njerëzit e dhjamosur .
· Mëlçia – dhjamosja është faktor i rëndësishëm për formimin e gurëve të tëmthit.Tek femrat mëlçia e dhjamosur karakterizohet nga filtrimi i indit lipoid dhe shtimi i enzimave hepatike .
· Artritet : shpeshtësia e artrozave të gjurit shtohet në lidhje me peshën trupore ( shkaqet janë mekanike ) , ndërsa osteoporoza dhe thyerjet janë më të ulëta si përqindje tek obezët .
· Sindroma e Apnisë në gjumë – karakterizohet nga mosmarrja frymë gjatë natës. Kjo simptomë është mjaft e vështirë të ekzaminohet , sepse vetëm një i tretë mund të përcaktojë mungesën e frymëmarjes gjatë natës dhe jo personi vetë. Diagnoza shoqërohet me një gërhitje të fortë të shoqëruar me një zgjim të papritur, e cila mund të avancojë deri në edemë pulmonare,dhe gjithashtu me ndjenjë lodhjeje gjatë zgjimit në mëngjes,si rezultat i gjumit jo të qetë të natës .
· Edema e gjymtyrëve të poshtme është si rrjedhojë e mosqarkullimit venoz, si rezultat i uljes së lëvizshmërisë tek obezët dhe si pasojë e presionit venoz nga depozitimi i yndyrnave .
· Celuliti – eshtë ndërlikim i shpeshtë i obezitetit, i përket kryesisht gjymtyrëve të poshtme, shoqërohet me edemë dhe inflamacion, i përgjigjet me vështirësi terapisë dhe është faktor rrisk tek njerëzit me obezitet të lartë .
· Tromboflebitet dhe trombozat – hasen shumë shpesh në personat obezë ( si edema ,mosqarkullim i gjakut ), si rezultat mekanik edhe metabolik, ku përmbledh shtimin e faktorëve të hemostazës .
· Rreziku kirurgjikal : rreziqet si nga pandjeshmëria ashtu dhe nga ndërhyrjet kirurgjikale janë të mëdha tek obezët . Faktorët më të shpeshtë janë infeksionet pulmonare, traumat kirurgjikale, herniet etj.
· Neoplazmat : Obeziteti shoqërohet me shpeshtësi të rritur të neoplazmave, sidomos në traktin tretës ( zorrë e trashë ), traktin gjenital ( gjoks, mitër, vezore, prostatë ) .
· Çregullimet hormonale – tek obezët janë të shpeshta aminoretë. Nga mbiveshkoret kemi rritje të kortizolit – hormoneve mashkullore, ndërsa tek gratë kemi hipertrikeozë .
· Shfaqje psiko-trupore : Faktorët psikologjikë dhe shoqërorë marrin pjesë në shkaqet e obezitetit. Paraqitja e jashtme luan rol të rëndësishëm psikologjik . Cilësia e jetës sipas statistikave është më e ulët tek obezët.
· Vdekshmëria : Obeziteti është një faktor rreziku së bashku me hipertensionin dhe hiperlipideminë. Shtimi i vdekshmërisë që varet nga obeziteti është më i shpeshtë në moshat e reja dhe varet nga kohëzgjatja e obezitetit .