Celuliti-Faktorët që kontribuojnë në formimin e celulitit

Llojet e celulitit janë : celuliti i fortë ose solid, celuliti i shkrifët. Celuliti i fortë ose solid, zakonisht gjendet në gratë aktive si balerinat, atletet etj. Ky lloj celuliti është i vështirë të eliminohet sepse nuk drenohet kollaj nga trupi. Nga ana tjetër në disa raste është i vështirë dhe të diktohet sepse ngjitet direkt me muskulin. Celuliti i shkrifët, nuk është aq i përqëndruar dhe është më i dukshëm se celuliti solid. Zakonisht gjendet në zona të mëdha, është i lëvizshëm dhe mund të shkaktojë atoni muskulore (rënie të tonusit). Edhe pse më i dukshëm, celuliti i shkrifët mund të eliminohet më lehtësisht.
Kush preket nga celuliti dhe pse?
Zakonisht janë gratë ato që preken më shume nga celuliti. Ai fillon të shfaqet tek vajzat rreth moshës 14 vjeç dhe rritet si rezultat i hollimit dhe rishpërndarjes së shtresës së lëkurës me kalimin e moshës. Celuliti zakonisht formohet tek gratë pas lindjes dhe në ato që marrin kontraceptivë oralë .Kjo ndodh pasi sistemi i eliminimit nuk mund të përballojë fluksin tepër të madh të estrogjeneve në trup. Ai mund të zhvillohet edhe pas traumave aksidentale që dëmtojnë sistemin e qarkullimit të gjakut ose në ato që bëjnë jetë sedentare (pasive). Shumë rrallë celuliti mund të formohet edhe tek meshkujt, kjo sepse rrjeti i tyre i qelizave yndyrore është në thellësi të lëkurës.
Faktorët që kontribuojnë në formimin e celulitit janë:
1. Trashëgimia – Por ndryshe nga tipare të tjera të trashëgueshme si forca apo thinjat e flokëve dhe fortësia e thonjve, shumë gjëra janë të mundura në luftën kundër celulitit.
2. Marrja e pamjaftueshme e ujit Uji ndihmon në sistemin e eliminimit të mbeturinave ,duke nxjerrë jashtë toksinat nga trupi. Këshillohet mundësisht të merren 6-8 gota ujë në ditë. Konsumi i 3 litrave ujë në ditë është optimale.
3. Dieta – Zakonet e dëmshme të ngrënies (alkooli, kafeina, ushqimet pikante) , ndihmojnë në formimin e celulitit sepse toksinat që ato prodhojnë, mbeten në indin dhjamor. Të ngrënit pak , konsumi i alkolit, kafeines dhe ushqimeve pikante , ndikojnë në formimin e celulitit, sepse helmi që ato prodhojnë ngel në qeliza. Dieta nuk e lufton celulitin , perkundrazi e rrit mundësinë , sepse trupi është i etur për ushqim dhe duke kërkuar kompensim, ndikon në formimin e celulitit. Ky lloj shëndeti bllokon arteriet dhe ngecet midis indeve, duke parandaluar eleminimin e substancave të papërdorshme dhe helmeve.
4. Pirja e duhanit – Nuk është e dëmshme vetëm për lëkurën dhe mushkëritë, por gjithashtu ngushton kapilarët e gjakut dhe dëmton indin lidhor duke shkaktuar fryrjen karakteristike të celulitit. Dobëson lëkurën për shkak të ngushtimit të kapilarëve. Ai dëmton shumë indet lidhore që shkaktojnë efekte gropëzimi dhe celulit.
5. Tensioni dhe stresi – Bëjnë që muskujt dhe indi lidhor që i mbulon ato, të trashen. Nga ana tjetër tensioni bllokon qelizat, duke dëmtuar eliminimin e mbeturinave dhe pastrimin e trupit.
6. Marrja e medikamenteve – Mund të dëmtojë proçeset natyrale të organizmit të njeriut. Barnat për dobësim, sedativët dhe diuretikët, mund të çojnë të gjitha në krijimin e celulitit, kontraceptivët oralë, që rrisin nivelin e estrogjeneve në gjak, shkaktojnë zmadhimin e qelizave yndyrore që çon në mbajtjen e ujit në organizëm. Mbajtja e ujit në organizëm pengon trupin të eliminojë toksinat dhe krijon celulitin.
7.Mungesa e ushtrimeve dhe jeta sedentare – Ushtrimet ulin rreziqet e shëndetit dhe ndihmojnë në luftën kundër celulitit. Ato përmirësojnë tonet e muskujve , qarkullimin dhe mirëqënien në tërësi, duke ndihmuar në thyerjen e blloqeve të indeve dhe purifikimin e trupit.
Eliminimi
Nga kombinimi i ushqyerjes dhe aktivitetit fizik të duhur, me eliminimin e stresit dhe trajtimet estetike, mund të rezultojë në zbutje të lëkurës. Rritja e qarkullimit të gjakut përmes masazhit, padyshim që ndihmon në eliminimin e celulitit. Çelësi në parandalimin dhe luftimin e celulitit është pastrimi i trupit i kombinuar me aktivitet fizik, dietë të shëndetshme, reduktim të tensionit dhe përmirësim të qarkullimit të gjakut.
Kur nuk mund t’i nënshtroshesh trajtimit anticelulit
1. kur personi vuan nga zemra dhe sëmundjet kardiovaskulare
2. kur personi ka problem me organet e frymëmarrjes
3.personi vuan nga sëmundja e diabetit
4. Në trupin e personit ka variçe
5. Kur personi vuan nga mëlçia kronike apo epilepsia
6.Kur trupi ka shfaqje të puçrrave masive
7. Në rastet kur lëkura është e dëmtuar
8. Në rastet e një shtatzënie
9. Gjatë ciklit menstrual
10. Menjëherë pas ndërhyrjeve kirurgjikale etj.